Debati për emigrantët, kreu i Shoqatës së Magjistratëve në Itali: Zbatojmë direktivën e BE-së

1 day ago 19

“Ne nuk jemi kundër qeverisë , do të ishte absurde të mendohej se gjyqësori, një institucion i vendit, është kundër një institucioni të vendit siç është pushteti politik. Nuk është përplasja institucionale ajo që ne priremi. Ne priremi të mbrojmë autonominë dhe pavarësinë e rendit gjyqësor”.

Kështu u shpreh presidenti i Shoqatës Kombëtare të Magjistraturës Giuseppe Santalucia në një reagim në mediat italiane pas akuzave politike për vendimin e gjykatës së Romës që nuk lejoi qëndrimin e emigrantëve në Shqipëri.

“Ne e dimë për legjislacionin mbi shtetet e sigurta, se një rregullore e Bashkimit Evropian do ta bëjë këtë çështje më fleksibël, por do të hyjë në fuqi në vitin 2026. Sot ne duhet të zbatojmë direktivën ekzistuese. Si e shoh unë nuk është përplasje me drejtësinë italiane, por me institucionet europiane”, shtoi Santalucia duke folur në Rai3.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk tërhiqet nga marrëveshja e emigrantëve me Shqipërinë, pavarësisht vendimit të gjykatës së Romës. Këtë të hënë është parashikuar mbledhja e qeverisë italiane ku do të miratohet një dekret i ri pavarësisht polemikave.

/a.r

Read Entire Article