Deklarimi vullnetar për grupin e gjakut, nga sot online në e-Albania

5 months ago 10

Me dëshirën për të ndihmuar e për t’i dhënë jetë e shpresë qindra pacientëve në luftë për jetën dhe në nevojë të vazhdueshme për gjak, ekipi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, iu bashkua sërish nismës në kuadër të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut.

AKSHI mban autorësinë e krijimit të një sistemi modern dhe të suksesshëm të Bankës së Gjakut, që siguron një menaxhim më të mirë të rezervave, duke garantuar një furnizim të qëndrueshëm të gjakut dhe produkteve të tij, për çdo qytetar në nevojë jetike për të. Çdo qese gjaku që futet në bankë është e pajisur me një ‘barcode’ dhe sistemi garanton sigurimin e automatizimit të plotë të ruajtjes, procesimit, marrjes dhe analizimit të informacionit, që lidhet me menaxhimin administrativ dhe inventarizimin e gjakut në të gjitha bankat e gjakut dhe spitalet publike ose ato private në Shqipëri.

Prej një viti, qytetarë e subjekte aplikojnë, vazhdimisht online, për të rezervuar kohën e dhurimit, por këtë herë në e-Albania ofrohet edhe një shërbim i ri që ndihmon dhe thjeshtëson procesin e informacionit dhe zgjerimit të rrjetit të dhuruesve Deklarimi i grupit të gjakut nga sot kryhet në e-Albania nëpërmjet një shërbimit: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15626. 

Tanimë, qytetari jo vetëm deklaron grupin e gjakut, që natyrisht kërkon edhe verifikimin e posaçëm shëndetësor, por me t’u bërë pjesë e Bazës së të Dhënave të Bankës së Gjakut, njoftohet elektronikisht nëpërmjet llogarisë personale në e-Albania, sa herë nevojitet kontributi i tij për të dhuruar gjak drejt njerëzve që kanë nevojë.

Në këtë formë, Banka e Gjakut shton rezervat e saj edhe falë njoftimeve elektronike që do të shpërndahen automatikisht, në rast të rrezikut të rënies së nivelit të depozitave, sipas grupeve të caktuara. Për vullnetarët do të sigurohet edhe një historik i kontributit dhe analizave të kryera, që mund t’i konsultojnë në çdo kohë, në llogarinë e tyre, në portalin e-Albania.

Dhurues të gjakut mund të jenë të gjithë qytetarët, nga 18 deri në 65 vjeç, që ndihen plotësisht të shëndetshëm dhe që kalojnë testin e historisë së sëmundshmërisë përpara procesit.Edhe pse një akt i thjeshtë, dhurimi i gjakut është gjesti më finsik dhe human për shpëtimin e jetës së dikujt që është në nevojë emergjente për të./vizionplus.tv

Read Entire Article