Luftën kundër korrupsionit parlamenti kërkon ta nisë nga vetë politika. Në propozimin e Etilda Gjonaj dhe Erion Braçes dy depytetëve socialistë në komisionin “Xhafaj” kërkohet që të gjithë të emëruarit nëpër institucionet shtetërore t’i nënshtrohen një lloj “dekriminalizimi”, por më të ashpër se ai ndaj deputetëve dhe kryebashkiakëve.
Referuar edhe raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku një prej vatrave të korrupsionit janë prokurimet publike, propozimi i Erion Braçes dhe Etilda Gjonaj është: “Kemi një problem shumë të madh sa i takon kënetizimit të nivelit politiktë drejtimit të administratës. Kontrollin e figurës, duam të përfshijmë gjithçka, edhe ata që merren me atë korrupsionin e vogël e që buron nga një pushtet politik që shpesh kthehet në abuziv edhe me ata që merren me korrupsionin e madh”
Në qëndrimin e disatë se nisma e qeverisë për të luftuar korrupsionin nuk synon t’i vë frerë SPAK-ut, Klotilda Bushka e ngarkuara për të bërë propozimin për konsolidimin e mëtejshëm të organeve të drejtësisë tha se ai ai proces do të jetë i gjithi në dorën e drejtuesve të tyre.
Të gjitha propozimet e socialistëve në të treja fushat të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit do t’i kalojnë eksperteve përkatës dhe do të jenë ata që do të përgatisin projekt-draftet për diskutimin parlamentar./vizionplus.tv/