Deljana dhe Edvini tregojnë si e pritën ardhjen në jetë të vajzës së tyre

8 months ago 16
Reklamë

Deljana Topulli dhe Edvin Mustafa, një çift aktorësh kanë qenë të ftuar këtë të martë në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Çifti i aktorëve kanë rrëfyer në studio përmes batutave se si ishte njohja e tyre, por edhe ardhja në jetë e vajzës së tyre Emili.

Deljana dhe Edvini treguan se ardhja në jetë e Emilit ishte një surprizë e madhe, por që fillimisht i trembi pasi i kapi të papërgatitur.

Deljana rrëfeu se ishte Edvini ai që e mbështeti në ato momente, pasi ajo vetë mund të kishte marrë një tjetër vendim.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Ishte e menduar ardhja e Emilit?

Edvin Mustafa: Emili erdhi pa pritur fare, si mori leje askujt.

Brikena Prifti: Ishe gati në atë moment?

Deljana Topulli: Jo fare, madje kam qarë dy javë.

Edvin Mustafa: Nuk ekzistonte në mendimet tona. Kishim tre vjet me njëri tjetrin.

Deljana Topulli: Vini edhe pse nuk ishte fgati më thoshte që ne mund t’ia dalim. Po mos ishte për Vinin unë mund të kisha marrë ndonjë vendim tjetër.

Brikena Prifti: Ka qenë përjetimi i vështirë gjatë shtazanisë?

Deljana Topulli: Jo nuk e kam patur të vështirë, vetëm vendimin e kam patur të vështirë.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article