“Deri në moshën 18-vjeç më bullizonin”, Klodian Duro rrëfen historinë prekëse të jetës së tij dhe jep një mesazh për të rinjtë

7 months ago 29
Reklamë

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare dhe një nga futbollistët që bëri epokë në kampionatin shqiptar, Klodian Duro, ka rrëfyer përmes një statusi në Facebook, se deri në moshën 10-vjeçare është bullizuar.

Pak kush e ka ditur se pas ish-numrit 10 të kombëtares kuqezi fshihet një jetë dramatike. Duro ka zbuluar se atë e kanë bullizuar për fizikun e tij, dhe se askush nuk besonte te aftësitë e tij në futboll.

Por Duro shkruan se pavarësisht se kishte gjithë “botën” kundër kjo nuk e ndali atë të besonte dhe të ëndërronte për tu bërë numri 10 më i mirë.

Postimi i Klodian Duros:

Me topin luan mire por eshte i shkurter, i dobet, i vogel, ska fuqi, ska force, ska rezistence nuk perplaset nuk gjuan me koke, nuk luan dot, nuk behet futbollist.

Vetem keto fjale degjoja çdo dite nga mosha 8 vjeç deri 18 vjeç derisa luajta ndeshjen time te pare me Elbasanin. U rrita duke u bullizuar nga te gjithe por duke punuar me koken ulur çdo dite e pa e humbur besimin tek vetja se nje dite do te isha nr 10 me i mire ne histori

Gjithmone do bullizoheni e cfare nuk do flasin per ju pa ju njohur fare e pa ditur asgje per ju, por…

Mos u dorezoni kurre

Read Entire Article