Dështimi i dialogut, O’Brien: Kosova dhe Serbia po humbasin mundësitë e tyre

4 months ago 30

Kosova dhe Serbia janë duke humbur shanset e tyre. Kështu është shprehur Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien.

Me anë të një reagimi në X, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se Kosova dhe Serbia janë duke “humbur vërtet” mundësitë e tyre duke mos i zbatuar marrëveshjet e arritura deri tani në dialogun e Brukselit.

“Takimet e Josep Borrellit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tregojnë se si palët duhet të ripërkushtohen për t’i luftuar problemet dhe për t’i ndjekur mundësitë brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien në X.

SHBA e cila mbështet dialogun e Brukselit, vazhdimisht u kërkon palëve t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut.

/a.r

Read Entire Article