Dueli i shumëpritur i javës së 18 të Premier League mes Liverpul dhe Arsenal nuk pati fitues. Supersfida e luajtur në Anfilld u mbyll 1 me 1, rezultat që i mban topçinjtë të vetëm në krye me 41 pikë, por distanca nga Aston Vila është vetëm 1 pikë, dhe nga Liverpuli vetëm dy.
Londinezët kaluan shpejt në avantazh me anë të Gabriel Zhesus. Mirëpo me kalimin e minutave të zotët e shtëpisë u rritën në lojë.
Salah ishte më i rrezikshmi. Egjiptiani pasi gaboi në tentativën e parë, u tregua vrastar në rastin e dytë para portës kundërshtare duke ekuilibruar shifrat në minutën e 29.
Në pjesën e dytë rastin më të artë për shënim e pati Aleksandër Arnold, mirëpo në kundërsulmin e bukur të vendasve, ai goditi shtyllën.
Ngjitet në renditje Totenham që mori vendin e katërt pasi mundi 2 me 1 në fushën e vet Evertonin falë golave të Riçarlison dhe Min-Son. Spursat janë 4 pikë larg kreut./vizionplus.tv