Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Gramsh, ku një automjet shpërtheu në lagjen “Xhile Liçi”.
Mjeti tip “Ford Fokus”, në pronësi të shtetasit Algert Mine ka shpërthyer në ecje. Së bashku me të në automjet ndodhej dhe i vëllai, Erald Mine.
Lexo edhe :
Related Posts
Të dy kanë mbetur të plagosur rëndë dhe po transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihet nëse mjeti ka shpërthyer prej një lënde plasëse apo për shkak të një defekti teknik.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për të zbardhur rrethanat e rastit./vizionplus.tv