Ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku vajza 19-vjeçare vrau të atin ka tronditur Shqipërinë.
Ajo e ka vrarë me armë zjarri dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë. Vëllai i saj 25-vjeçar më 13 shkurt e ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit, Pëllumb Meta, ku nisën dhe hetimet për këtë ngjarje. Policia më 17 shkurt zbuloi makinën e viktimës të parkuar në në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia, ku nga veprimet hetimore, zbuluan se Meta nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë dhe varrosur në oborrin e shtëpisë nga vajza e tij Hygerta Meta, e cila është nën prangat e policisë. Ajo ka deklaruar se e vrau të atin, pasi ai dëshironte ta fejonte pa dëshirën e saj.
Sipas burimeve për Top Channel dyshohet se në dijeni të krimit kanë qenë dhe familjarë të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar në fshehjen e krimit përmes varrosjes së 50-vjeçarit në oborrin e shtëpisë.
Top Channel