Detaje/ Si ndodhi aksidenti me vdekje pranë Gjirit të Lalzit: I preu rrugën teksa po kthehej për Hamallaj…!

2 months ago 41
Reklamë

Një aksident i rëndë automobilistik u regjistrua pasditen e së shtunës në aksin Gjiri i Lalzit-Maminas, ku për pasojë mbeti i vdekur një 16-vjeçar.

Mësohet se përplasja mes dy mjeteve që lëviznin me shpejtësi tejet të lartë ndodhi pasi një prej automjeteve i preu rrugën tjetrit, pranë degëzimit të rrugës për në Hamallaj.

Sipas njoftimit të autoriteteve automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa 16-vjeçari që mbeti viktimë ishte pasagjer në automjetin ku ndodhej 20-vjeçari./m.j

Read Entire Article