Detajet nga djegia e “Audit” në Shkodër/ Nuk ishte tritol, autori i hodhi lëndë djegëse

8 months ago 9

Një makinë e tipit “Audi” është djegur në orët e para të mëngjesit në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:20 në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Makina ka qenë në pronësi të shtetasit B.Freskina i cili ka deklaruar se nuk ka probleme me persona të tjerë.

Në fillim u mendua se në makinë ishte vendosur lëndë plasëse, por nga vëzhgimi i kamerave dhe nga veprimet e tjera hetimore në vendngjarje, është zbuluar se një person me motor ka hedhur një lëndë djegëse mbi makinën dhe jo lëndën plasëse.

Vijojnë hetimet për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Top Channel

Read Entire Article