DETAJET/ Pesë vajza të vrara brenda një dite në Vienë, tre prej tyre u gjetën të masakruara me thikë në një bordello

8 months ago 13

Pesë vajza janë vrarë brenda një dite në Vienë, duke tronditur mbarë opinionin publik.

Trupat e tre vajzave të reja u gjetën me plagë vdekjeprurëse me thikë në një bordello në lagjen Brigittenau të kryeqytetit austriak të premten mbrëma pasi një dëshmitar njoftoi policinë.

Një burrë, 27 vjeç u arrestua aty pranë me dyshimin për kryerjen e vrasjeve, tha policia të shtunën. Nuk është dhënë asnjë motiv për vrasjet dhe i dyshuari ishte ende duke u marrë në pyetje, njoftoi agjencia austriake e shtypit APA.

Në një rast tjetër, një grua dhe vajza e saj, 13 vjeç, u gjetën të vdekur në një apartament në Vjenë më herët të premten. Ato dyshohet se janë mbytur për vdekje, me babanë të dyshuar kryesor, tha APA.

Shoqata austriake e strehimoreve autonome të grave regjistroi 26 femicide vitin e kaluar dhe debati është ndezur në vend dhe në të gjithë Evropën mbi vrasjen e grave dhe vajzave, shpesh nga duart e partnerëve ose ish-partnerëve.

Qeveria austriake ka premtuar marrjen e disa masa, duke përfshirë rritjen e fondeve për organizatat që ndihmojnë viktimat e dhunës.

Megjithatë, OJQ-të thonë se qeveria nuk po bën sa duhet për të ndaluar vrasjet.

Midis 2010 dhe 2020, 319 gra u vranë në Austri, kryesisht nga partnerët e tyre ose ish-partnerët, me një rekord të lartë prej 43 viktimash në vitin 2019, sipas një studimi qeveritar.

Top Channel

Read Entire Article