“Dhashë fakte të reja”, bashkëshortja e Aleks Nikës dëshmon në SPAK për “21 Janarin”

3 months ago 27

Ka dalë pas 3 orësh nga SPAK, bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika, e cila ka dhënë dëshminë e saj për vrasjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në vitin 2011.

Pas daljes nga SPAK, Nika tha për mediat se ka dhënë fakte të reja mbi ngjarjen.

“Dashë fakte të reja”, kështu deklaroi Rajmonda Nika për mediat.

Ndëkohë prej orës 12:00 ka hyrë në SPAK për të dhënë dëshminë e tij edhe xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika.

Kujtojmë që SPAK rinis hetimet për “21 Janarit” pas urdhërit të Gjykatës së Lartë, pas vendimit të fhënë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut..

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Alfred Shehu është prokurori i SPAK i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit.

Read Entire Article