Dhuna në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Meta: Nga sot PL është në gjendje lufte me Veliajn

3 months ago 45

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për incidentet që ndodhën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Meta thotë se ishin Halit Valteri dhe Erion Veliaj ata që sulmuan Tedi Blushin, teksa deklaron se nga sot PL kshtë në gjendje lufte me Veluajn.

Lexo edhe :

Related Posts

Reagimi i plotë:

Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.

Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.

Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.

Partia e Lirisë do t’ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash.

Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë! /vizionplus.tv

Read Entire Article