Disa persona kanë rënë në pranga në qarkun e Korçës, te akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin Gj. K., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin F. H., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin D. R., 42 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar te banesa e prindërve të tij, dhe ka kanosur me fjalë babanë, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. I., 32 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, pasi dyshohet se ka dhunuar kunatën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. /vizionplus.tv