Gjykata e Lartë ka kthyer në Apel çështjen për Rei Metën, djali i anëtares së KLP-së Nurihan Meta, që dhunoi me grushte për vdekje inxhinierin Armando Meshau.
“Prishjen e vendimit nr. 1513, datë 30.08.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me tjetër trup gjykues”– thuhet në vendim.
Por si ndodhi ngjarja?
Gjithçka nisi me një përplasje fizike mes Rei Metës dhe viktimës Armando Meshau, që më vonë përshkallëzoi deri në vdekjen e inxhininerit. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri”, në gusht të këtij viti.
Top Channel