Dhunon ish-bashkëshortin gjatë pushimeve, arrestohet aktorja 38-vjeçare

2 months ago 23
Reklamë

Mjë aktore 38-vjeçare e cila u bë e famshme nga një serial i njohur në vitin 2006 , u arrestua pas një sherri të ashpër me ish-bashkëshortin e saj në një hotel në Karystos , ku ndodheshin me pushime, raportojnë mediat greke.

Sipas informacioneve, aktorja e cila ishte në gjendje të dehur pasi kishte konsumuar sasi të alkoolit, ka shkaktuar dëme në banesën ku ndodhi rrahja, ndërsa informacionet e fundit thonë se aktorja ka sulmuar edhe 12-vjeçarin, djalin e tyre.

Gjithçka nisi pasditen e së dielës me aktoren duke thyer gjithçka në dhomë, duke sharë dhe goditur bashkëshortin e saj 57-vjeçar.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët janë njoftuar për ngjarjen dhe kanë arrestuar aktoren.

Më pas aktorja është dërguar në komisariatin e Karystos ku pasi ka dhënë deklaratë është lënë e lirë në orën 00:00 të natës me urdhër të prokurorit.

Sipas informacioneve, 57-vjeçari ka deklaruar se nuk dëshiron të ndjekë penalisht aktoren./vizionplus.tv

Read Entire Article