Dhunuan të riun në Vlorë, vihet në pranga 28-vjeçari dhe shpallet në kërkim xhaxhai i tij

3 months ago 33

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar në Vlorë, teksa xhaxhai i tij është shpallur në kërkim. Policia raporton se ata dhunuan një 36-vjeçar dhe i dëmtuan automjetin me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Selevec”, në fshatin Hoshtimë.

“Si rezultat i informacioneve të marra, nga Forca e Posaçme Shqiponja u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 28 vjeç, banues në fshatin Panaja.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit L. B., 47 vjeç, (xhaxhai i shtetasit K. B.) banues në fshatin Panaja.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin O. A., 36 vjeç, banues në Panaja, si dhe i kanë dëmtuar me sende të forta automjetin e tij tip “Alfa Romeo”, të parkuar”, njofton policia.

Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta./vizionplus.tv

Read Entire Article