Dijonisi vazhdon batutat me fermerët: Kam ndjekur Elvis Presley-n në Las Vegas

5 months ago 19
Reklamë

Dijonisi ka vijuar batutat e tij me fermerët në lidhje me ndjekjen në vrap të njerëzve të famshëm.

Teksa po qëndronte në verandë me Marianën dhe Renisin, ai ka thënë se ka ndjekur me vrap Elvis Presley-n në Las Vegas.

Batuta e tij ka shkaktuar të qeshura pafund mes fermerëve, të cilët tashmë janë mësuar me shprehjen e famshme të Dijonisit “e kam ndjekur me vrap”.

Pjesë nga biseda:

Dijonisi: Djalë i mirë ky Elvis Presley, shikon terezitë e veta. E kam ndjek me vrap në New York

Mariana: Ashtu?

Renisi: Në New York apo Las Vegas? Më duket s’po e mban mend mirë.

Dijonis: Më duket e kam ndjekur në Las Vegas.

Mariana: Edhe?

Dijonisi: Ishtë në kafe, sa më pa mua u çua, se më kishte disa lekë borxh.

Mariana: Edhe?

Dijonisi: Kishte një kitarë në dorë, rrinte sa herë me një kitare.

Mariana: Ashtu?

Dijonisi: E kam ndjekur me vrap në Las Vegas. /vizionplus.tv

Read Entire Article