Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka bërë një përmbledhje të çështjeve që janë diskutuar gjatë tre ditëve në Konferencën e Ambasadorëve “Diplo 2024”.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, Hasani bëri me dije se prioritet i ministrisë së Jashtme ngelet hapja e disa ambasadave të reja shqiptare.
Lexo edhe :
Related Posts
Po ashtu ministri ka rikonfirmuar mbajtjen në vitin 2025 të Komitetit Politik Evropian dhe në vitin 2027 mbajtjen e Samitit të NATO-s në Tiranë.
“Gjatë 3 ditëve patëm mundësinë të diskutonim për zvillimet e brendshme.
Kemi miratuar një strukturë të re të ministrisë së jashtme. Më thelbësorja është një drejtori që do të angazhohet me të gjithë shqiptarët në rajon
Jeëmi të mirëpërfaqësur por kishim disa boshllëqe që duam ti mbushim sa më shpejt. Do hapim edhe disa ambasada të reja.
Këto zhvillime të reja që janë ngritur bëjnë të mundur që ne të fillojmë të transformojmë veten në mënyrë progresive. Angazhime të tilla do rikthehen të jenë të njëtrajtshme“, tha ministri Igli Hasani./vizionplus.tv