Sot do të mbahet dita e tretë e Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024”.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka ndarë disa momente nga dita e dytë e kësaj konference, në të cilën u diskutuan çështje të rëndësishme mbi rolin e faktorit shqiptar në rajon, bashkëpunimin për diplomacinë ekonomike apo turizmin e kulturën.
Lexo edhe :
Related Posts
“Me ambasadorët, konsujt e përgjithshëm, kolegë ministra e të ftuar të tjerë nga rajoni dhe jo vetëm, shkëmbyem mendime mbi rolin e faktorit shqiptar në rajon, bashkëpunimin për diplomacinë ekonomike apo turizmin e kulturën”, shkruan ministri Igli Hasani në rrjetin social Facebook./vizionplus.tv