Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira kalimtare

3 months ago 16
Reklamë

Anticikloni subtropical tashmë po zhvendoset drejt Europës jugore ku presim rënie graduale të temperaturave.

E Martë 11 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      16/31°C

– Zonat e ulëta       18/35°C

– Zonat bregdetare 20/32°C

Kosova për dt. 10 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C –18°C në mëngjes deri në 27°C –30°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë 12 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3  me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      14/29°C

– Zonat e ulëta       16/33°C

– Zonat bregdetare 18/32°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Read Entire Article