Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat ekstremisht të larta

2 months ago 25
Reklamë

Anticikloni sub-tropikal afrikan po ndikon gadishullin e Ballkanit duke sjellë temperatura mbi mesataren e muajit.

E Premte 21 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira në juglindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      20/38°C

– Zonat e ulëta       22/40°C

– Zonat bregdetare 24/37°C

Kosova për dt. 21 Qershor 2024 do të ketë diell dhe vranësira . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 33°C –35°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë 22 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në juglindje dhe verilindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      22/38°C

– Zonat e ulëta       22/40°C

– Zonat bregdetare 26/38°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Read Entire Article