Dita e sotme do të jetë me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat me rënie

2 months ago 27
Reklamë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme duke sjellë reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

E Mërkurë 03 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe locale në pjesën e pare të ditës. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      15/27°C

– Zonat e ulëta       18/30°C

– Zonat bregdetare 20/29°C

Kosova për dt. 03 Korrik 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu lokale . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C –17°C në mëngjes deri në 22°C –24°C gradë Celsius në mesditë.

E Enjte 04 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime ,vranësira dhe reshje shiu lokale. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      15/24°C

– Zonat e ulëta       18/30°C

– Zonat bregdetare 20/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Read Entire Article