Dita e sotme do të jetë me vranësira , reshje shiu dhe stuhi në zonën veri-perëndimore

3 months ago 19
Reklamë

Rrymat ajrore Atlantike po ndikojnë Evropën perëndimore, të cilat do të sjellin reshje shiu dhe rënie të temperaturave në vendin tonë.

E Premte 14 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5  me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      13/26°C

– Zonat e ulëta       18/28°C

– Zonat bregdetare 18/29°C

Kosova për dt. 14 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C –15°C në mëngjes deri në 22°C –25°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë 15 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5  me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      13/24°C

– Zonat e ulëta       18/29°C

– Zonat bregdetare 18/30°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Read Entire Article