Dita e sotme me vranësira dhe reshje të pakta, temperaturat me rritje

3 months ago 22
Reklamë

Në shtresat e larta të atmosferës kemi hyrjen e masave ajrore të  paqendrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje të pakta shiu në fillimin e javës.

E Hënë 17 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje lokale përgjatë zonave verilindore. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      14/28°C

– Zonat e ulëta       18/32°C

– Zonat bregdetare 20/31°C

Kosova për dt. 17 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 15°C –18°C në mëngjes deri në 29°C –30°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë 18 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,2 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      14/33°C

– Zonat e ulëta       18/35°C

– Zonat bregdetare 20/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Read Entire Article