Djali i Hueyda El Saied feston sot ditëlindjen, i ati bën urimin prekës: Kampioni im, jam krenar për ty

8 months ago 38
Reklamë

Dy vite më parë, artistja shqiptare, Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Por duket se përtej sëmundjes, ajo ka jetuar vitin e fundit të jetës si e ëndërronte e si ia donte shpirti.

Bashkëshorti i saj Thierry, birësoj djalin e saj, në atë kohë 6-vjeçar, Gabirelin dhe Hueyda e përshkroi këtë në një postim në Instagram si vitin më të bukur të jetës së saj.

Sot, Gabrieli ka ditëlindjen dhe mbush 9 vjeç. Njësoj si në dy vitet e fundit, babai i tij Thierry e ka uruar me një postim në rrjetet sociale, sigurisht shoqëruar me fotot krah nënës së tij.

“Gëzuar ditëlindjen kampioni im! 9 vjeç sot. jam shumë kreanr për ty”, shkruan Thierry krah postimit./vizionplus.tv

Read Entire Article