“Djali i Natës”, DJ Sardi rrëfen pasionin e tij për muzikën

9 months ago 36

DJ Sardi i njohur ndryshe si “djali i natës” ishte i ftuar në “Vizioni i Pasddites” i moderatores Brikna Prifti në Vizion Plus, ku ka folur për pasionin e tij për muzikën.

Sardi ka zbuluar se në fillim ka studiuar për piano, dhe filloi si “DJ” si pasion, por që më pas u kthye në profesion.

Ai rrëfeu se piano, studimet për muzikën e kanë ndihmuar shumë në profesionin si DJ. Gjithashtu Sardi zbuloi edhe se ka përfunduar ekonomikun.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Si të lindi dëshira për tu bërë DJ?

Dj Sardi: Këtë verë bëra 20 vite si DJ. Dj ka patu shumë, Vin Velin e kam patur në kalsë. Kisha një pasion për muzikën. Nisi një pasion, se kisha menduar që shkoi në një nivel të tillë. Kur kuptova që isha i mirë u kthye në profesion.

Brikena Prifti: Pe trendin?

Dj Sardi: Jo, gjithmonë ishte pasion për ta bërë atë gjë. E kisha më shumë që njerëzit t’i largoja nga stresi në fundjavë.

Brikena Prifti: Momentin e parë që e ndave këtë dëshirë tënden, ishte dakord babai, duke patur parasysh se ti studiove për pianon?

Dj Sardi: Në fillim ishte skeptik, por edhe piano më ka ndihmuar shumë. Babai e kuptoi me kalimin e kohës. DJ nuk ëhstë të bësh vetëm muzikë në club, por edhe të prodhosh muzikë.

Brikena Prifti: Ke patur edhe projekte muzikore të shumta, kush ishin vështirësitë kur e nise?

Dj Sardi: Faktikisht më shumë e shijoja. Më onë kur konkurenca u shtua, jeta e natës lodhja e natës është e tepërt. Mundohem ta balancoj gjatë javës por është shumë e vështirë.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article