Dje u mbajt në Britani, Rama ndan lajmin: Vitin tjetër do të mirëpresim Samitin e Komunitetit Politik Evropian

3 months ago 43

Samiti i ardhshëm i Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili ditën e djeshme ishte i pranishëm në Saimitin që u mbajt në Britaninë e Madhe. Sipas kreut të qeverisë, kjo tregon pozicionin e ri që ka fituar Shqipëria në arenën ndërkombëtare. Krahas lajmit, Rama ka ndarë edhe një video me momentet kryesore nga Samiti gjatë takimit me liderët botërorë.

Edi Rama: MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e bukur se Samiti i Komunitetit Politik Europian që u mbajt dje në Londër, vitin tjetër do të mbahet në Tiranë si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.

/vizionplus.tv

Read Entire Article