Do e bëjë baba për herë të parë, Ermal Meta zbulon emrin që do i vendosë të bijës

4 months ago 40
Reklamë

Këngëtari shqiptar Ermal Meta foli për emocionin e të qenit baba për herë të parë.

“Një aventurë e bukur nis”, u shpreh artisti i ftuar së fundmi në emisionin italian “Verissimo”.

Ermal Meta nuk nguroi as të zbulonte emrin e vogëlushes që do të jetë Fortuna Marie.

Titullin e albumit të ri “Buona Fortuna” këngëtari ia ka kushtuar vajzës së tij.

“Ne e morëm vesh lajmin kur kisha filluar të punoja për albumin dhe më duhej të konceptoja gjithçka përsëri nën dritën e një energjie tjetër”, shpjegoi ai.

“Kam biseduar me miq të tjerë, thonë se është normale të ndjesh këto emocione. Jam i ngrirë dhe i lumtur duke pritur të shoh fytyrën e saj”, thotë këngëtari./vizionplus.tv

Read Entire Article