Deri në mes të muajit shtator mjekët duhet të zgjedhin do të punojnë në spitalet publike apo ato private .
Akti i miratuar në qeveri për kufizimin e dypunësimit të mjekëve hyn ne fuqi për dy javë .Sipas relacionit të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë menjëherë pas skandalit qe ndodhi në spitalin onkologjik rezulton se në vendin tonë janë 823 subjektet shëndetësore jo publike të cilat kanë personel mjekësor po ata që punojnë në spitale publike.
Kjo sipas ministrisë ka bërë që shpesh pacientët të mos marrin trajtimin e duhur në spitalet publike pasi përfitimi financiar i mjekëve në spitale jopublike bën që ata të neglizhojnë ofrimi e kujdesit shëndetësor në spitalet publike.
Sipas aktit normativ një mjek nuk do të lejohet të punojë spitale private më shumë se 30 % të orëve të tij mujore që bën në spitalin shtetëror ku është i punësuar full time.
Kjo ka irrituar mjekët por ndër të tjera ka hasur edhe kundërshtinë Urdhrit të Mjekut i cili do të ngrejë komisione disiplinorë për ndëshkimin e atyre mjekëve që nuk respektojnë atë çka përcakton akti normativ.
Për mjekët që do të zgjedhin të punojnë në sistemin jopublik do t krijohet një regjistër elektronik ku do të shkruhet edhe subjekti ku ai punon pasi nuk lejohet që pacientit të cilit i ofron shërbim në spital shtetëror t’i ofrojë edhe në atë privat.
Për mjekët që kanë poste drejtues në spitale dhe Universitet nuk lejohet të punojnë në klinika shëndetësore private. Për çdo shkelje sanksionet vardojnë nga gjobë deri në 10 milion lekë si dhe heqje license të ushtrimit të profesionit deri në 5 vjet.