Donte të pasme si Kim Kardashian, nëna e 3 fëmijëve vdes pas operacionit në Turqi

8 months ago 13
Reklamë

Nëna e tre fëmijëve, nëna britanike e tre fëmijëve ka humbur tragjikisht jetën pas një ndërhyrje në të pasme në Turqi.

Demi Agoglia nga Manchester Greater, thuhet se është sëmurë pavarësisht se mjekët fillimisht deklaruan se operacioni i saj të enjten e kaluar ishte i suksesshëm.

26-vjeçarja, e cila kishte një djalë shtatë muajsh, fillimisht tha se nuk ndihej mirë vetëm disa orë para se të kthehej në shtëpi.

E reja u dërgua në terapi intensive, por u shpall e vdekur në mënyrë tragjike të hënën.

Babai i saj tha:

“Është tragjike ajo që ndodhi. Jemi thjesht në shok. Ajo shkoi në Stamboll dhe ne e dinim se kishte shkuar për të rregulluar dhëmbët. Por ajo ashu njeriu ishte.

Gjithashtu ai ka bërë thirrje vajzave të tjerë të mos i nënshtrohen kësaj ndërhyrje.

“Nëse dikush po mendon të fluturojë në Turqi për një operacion, do të thoja që mos e bëni! As bashkëshorti e as nëna e saj nuk donte që ajo të dilte.Por ajo është 26 vjeç dhe ka mendjen e saj.”

/vizionplus.tv

Read Entire Article