Dramë me Ronaldon aktor kryesor, por Portugalia shpëtohet nga Diogo Costa

2 months ago 39
Reklamë

Portugalia ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024 pasi ka arritur të mposht vetëm pas penalltive Sllovakinë, teksa 120 minutat e lojës u mbyllën 0-0.

***

Koha e rregullt në ndeshjen Portugali-Slloveni nuk ka nxjerrë asnjë fitues, pasi është mbyllur në barazim 0-0, ndërsa tashmë po luhen edhe 30 minuta për të përcaktuar fituesin. Portugalia fitoi një penalltinë në fundin e pjesës së parë prej 15 minutash, të cilën e ekzekutoi Ronaldo, por e priti Oblak. Portugezi shpërtheu menjëherë në lot.

Portugezët, me në krye Ronaldon, i cili qëndroi gjatë gjithë lojës në fushë, nuk mundën të realizojnë edhe pse rastet ishin të shumta për shënim.

Në anën tjetër, Sllovenia u kthye në një mur të pakalueshëm dhe tentoi që të rrezikonte vetëm me anë të kundërsulmit, në një prej të cilëve Sesko u shfaq i vetëm me portierin portugez, por nuk mundi të realizonte.

Fituesi i kësaj sfide do të ndeshet në çerekfinale të Kampionatit Europian me Francën, e cila fitoi 1-0 ndaj Belgjikës.

/a.r

Read Entire Article