Me qëllim shmangien e aksidenteve të mundshme, Policia e Shtetit ka intensifikuar aksionet në rrugët që të çojnë drejt bregdetin e jugut.
Uniformat blu përgjatë fundjavës që lamë pas ka gjobitur 183 drejteus automjetesh që sipas njoftimit zyrtar thuhet se përbënin burim aksidenti në aksin rrugor “Orikum –Llogara”.
Masa administrative varion nga 3 mijë deri në 10 mijë lekë, ndërsa vihet re se shkeljet e qarkullimit rrugor ishin të shumta, nga shpejtësia mbi normat e lejuara te parakalimet e gabuara.
Policisë i ka ardhur në ndihmë për monitorim, droni edukues, por edhe mjetet inteligjente që masin shpejtësinë.
Megjithatë, shqetësim më vete mbetet edhe trafiku i lartë i shkaktuar nga dyndjet e turistëve.
Vetëm ditën e djeshme qarkullimi rrugor drejt bregdetit në jug të vendit u rëndua nga radhët kilometrike të trafikut.
Radha e gjatë e makinave niste që në hyrje të Vlorës, për të vijuar më pas në të gjitha akset që të çojnë drejt plazheve të qytet, por edhe në zonën e bregut, që vazhdoi deri në orët e mbrëmjes./vizionplus.tv