Durrës\ Pranga 54-vjeçarit, vendosi baste sportive në lokal

3 months ago 22
Reklamë

Një 54- vjeçar është arrestuar në Durrës pasi vendosi baste sportive në lokal. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe një 18- vjecar pasi u kap në flagrancë luajtur lojëra fati, ndërsa nisi procedimi për pronarin e lokalit. Njoftimi i policisë: Gjatë kontrolleve në Kavajë dhe në Manzë u goditën dy raste të  veprimtarive të jashtëligjshme […]

Durrës\ Pranga 54-vjeçarit, vendosi baste sportive në lokal

Një 54- vjeçar është arrestuar në Durrës pasi vendosi baste sportive në lokal. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe një 18- vjecar pasi u kap në flagrancë luajtur lojëra fati, ndërsa nisi procedimi për pronarin e lokalit.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrolleve në Kavajë dhe në Manzë u goditën dy raste të  veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ç., 18 vjeç, banues në Golem, Kavajë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, si dhe  proceduan penalisht pronarin e lokalit, shtetesin T. K., 26 vjeç, banues në Qerret, Kavajë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Po gjatë kontrolleve, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 54 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi nga kontrolli në lokalin e tij u konstatua duke vendosur baste sportive nëpërmjet telefonit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like 0

Pëlqej

dislike 0

Nuk Pëlqej

love 0

Love

funny 0

Funny

angry 0

Angry

sad 0

Sad

wow 0

Wow

albanianlive

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.

Read Entire Article