Autoritetet turke kanë ekstraduar të paktën 72 persona që dyshohet se kanë lidhje me aktivitetet e Shtetit Islamik (ISIS) në Turqi, sipas deklaratave të ministrit përgjegjës mëngjesin e kësaj të enjte.
Ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaya, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se nën koordinimin e Drejtorisë së Inteligjencës së Sigurisë dhe Antiterrorizmit, drejtoritë e policisë provinciale në Ankara, Adana, Antalia, Çorum, Elazig, Gaziantep, Hatay, Stamboll , Kirikale, Kilis, Mersina, Sanliurfa dhe Trabzon, kanë sjellë 72 të dyshuar si pjesë e operacionit Gürz-1 kundër ISIS në këto 13 provinca të Turqisë.
Ai shtoi se si rezultat i operacioneve u sekuestruan një sasi e madhe valutore, lira turke dhe një sasi e madhe materiali dixhital, ndërsa përgëzoi forcat policore që kryen operacionet.
Ministri tha se “ne nuk do të lejojmë asnjë nga terroristët të na dëmtojë. Ne kemi vetëm një qëllim: të luftojmë pa hezitim, me lutjet dhe mbështetjen tuaj, derisa të neutralizohet terroristi i fundit”./vizionplus.tv