E ardhmja e Gasperinit? Trajneri: Do ta bëj të ditur pas finales

4 months ago 38
Reklamë

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, po shkruan historinë me skuadrën bergamaske. Ai është pyetur pas fitores së sotme të Atalantës përballë Lecces, ku dhe ka siguruar kualifikimin për sezonin e ardhshëm në Champions League.

Gasperini është shprehur se gjithçka do të vendoset pas finales së Europa league.

“Ne luajmë këtë të mërkurë, pastaj do të shohim. Për mua ndryshimi është sfidë. Kualifikimi në Champions League është diçka e  jashtëzakonshme, por për mua sfida është gjithnjë e më e madhe. Do të kuptojmë gjithçka pas finales”, tha ai.

Read Entire Article