“E bekuar”, Heidi Klum feston 51 vjetorin e lindjes me të dashurin 16 vite më të ri

3 months ago 32
Reklamë

Heidi Klum ka festuar ditëlindjen e saj të 51-të me të dashurit e saj.

Modelja e njohur është kujdesur që këtë ditë të veçantë ta kalojë me më të dashurit e saj, siç shihet edhe në një postim që ka bërë në Instagram. Në llogarinë e saj personale ajo ka postuar disa foto për ditëlindjen e saj.

Në njërën ajo pozon me bashkëshortin e saj Tom Cowlitz dhe shkëmbejnë puthje, ndërsa në njërën nga fotot shihet e ulur rreth një tavoline me të, vëllain e tij Bill, vajzën Leni Klum dhe miq të tjerë.

Pas saj shihet dekorimi, i cili është në ngjyrat rozë. Në veçanti, Klum është kujdesur që të ketë tullumbace me numrin “51”, por edhe shumë lule.

Në mbishkrimin e postimit ajo ka shkruar: “Gjithçka që mund të dëshiroja” , ndërsa në një postim tjetër të së njëjtës ditë, ku shihet duke u zgjuar pranë të dashurit, shkruan: “U zgjova me këtë dhuratë të bukur. Ndihem me fat dhe e bekuar”./vizionplus.tv

Read Entire Article