Nga Namir Lapardhaja
Një nga këta deputetët e lyer me varak blu, që po ta gërvishtësh pak tek krahu i shfaqet drapëri dhe çekani i kuq i kooperativës së Myzeqesë, kishte thënë se ai nuk njeh drejtues tjetër veç Sali Kullës, duke qenë i pakënaqur me listën e drejtuesve të qarkut.
Këta kopilat e shndërruar në demokratë u ngjajnë paraardhësve të tyre në komunizëm, që shkonin në pushkatim me foton e diktatorit, jo vetëm me shpresën se mos i falte, por edhe me besimin se Ay nuk dinte gjë, ia kishin bërë këta poshtë.
Sa poshtëruese! Të mendosh që kanë hedhur aq shumë baltë vetëm për të qenë në krye të listës! E bukur do jetë kur të dalë lista e deputetëve. Aty do shohim thagma. Do plasi gallata vu!
Por ata prapë do ta pranojnë poshtërimin. Fundja Saliu i ka poshtëruar tërë jetën. Vetëm Luli të iki.
Meqenëse ra fjala, e gjithë lista e dështakëve të Bashës, ishte rishfaqur te Berisha. Për atë figurën qesharake me dy NN që paskan deleguar në Berat s’dua të flas, se me të kam fshirë bythën që kur ishte me Bashën, imagjino tani që ka vajt me Sali Kullën.