“E mori në shtëpi dhe…”/ Abuzoi seksualisht me të miturën, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë (EMRI)

2 months ago 32

Një 22-vjeçar, i identifikuar si Kevin Cungu, është arrestuar këtë të diel në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën e tij ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, pa dëshirën e kësaj të fundit.

Në njoftimin e policisë theksohet se ndaj të riu ka qenë vendosur masa e sigurimit “arrest në shtëpi”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Read Entire Article