Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme (24 gusht).
Darmen Keli, 25 vjeç vrau me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pasi dyshohet se Hoxhallari i kishte ngacmuar të dashurën Kelit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 në Astir ndërsa pas krimit policia arrestoi të riun Darmen Keli.
Ndërsa 34-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra nuk arriti të mbijetone.
Ai ishte goditur katër herë më thikë, dy herë në gjoks dhe dy herë në këmbë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv