E qëlloi dy herë, Gerald Shehu tregoi ku e kishte hedhur trupin e Erald Nevruzit, detyroi punonjësit ta ndihmonin

5 months ago 70

Ditën e sotme është gjetur trupi i pajetë i Erald Nevruzit, i cili u vra nga Gerald Shehu në një hotel në Dhërmi.

Ka qenë vetë autori i krimit, i cili gjatë marrjes në pyetje në Greqi ka treguar se ku e kishte hedhur trupin e viktimës.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, dy punonjësit e hotelit i kanë thënë policisë se ishin detyruar nga pronari për ta ndihmuar. Ata kanë treguar se pas mesnatës së të mërkurës, pronari Gerald Shehu dhe Eraldo Nevruzi kanë pasur konflikt tek shkallët dhe më pas e ka qëlluar 2 herë me pistoletë. Në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes (6 qershor) Shehu është larguar për në banesë ka marrë çantën dhe është larguar për në Greqi përmes Qafë Botit.

Mësohet se ka ndjekur itenerarin nga Himara- Kuç- Tepelenë – Delvinë- Sarandë deri në Qafë Botë ku ka kaluar kufirin.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve që janë ushtruar në banesën e autorit Gerald Shehu, policia ka gjetur një gëzhojë. Dyshohet se kjo është gëzhoja e plumbit me të cilin ka qëlluar në kokë recepsionistin Nevruzi. /vizionplus.tv

Read Entire Article