E reja amerikane akuzohet se ka përdhunuar 20-vjeçarin grek

2 months ago 22

Një vajzë 18-vjeçare  nga SHBA-ja akuzohet se ka përdhunuar një 20-vjeçar grek në Selanik.

E reja është arrestuar pas denoncimit të viktimës në polici, ndërsa ndaj saj prokurori ka ngritur kallëzim penal për përdhunim pa pëlqimin e viktimës.

Sipas informacioneve, 20-vjeçari ka treguar në polici se gjithçka ka ndodhur pasditen e së martës së kaluar, kur 18-vjeçarja ka përfituar nga mosdisponimi i tij për shkak të konsumimit të mëparshëm të alkoolit dhe e ka çuar në një shtëpi të braktisur.

Aty, siç tha viktima, ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me të, të cilën ai nuk e ka dashur.

Sipas informacioneve, e reja e mohon akuzën./vizionplus.tv

Read Entire Article