Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zenisht të Matit, ku një 75-vjeçar pasi i vuri zjarrin tokës është djegur edhe vetë, pasi flakët dolën jashtë kontrollit.
Ndonëse 75-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit dhe më pas në Tiranë, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.