E rëndë/ Burri që njohu në rrjetet sociale tentoi ta përdhunonte bashkë me miqtë e tij në plazh

2 months ago 28
Reklamë

Momente makthi ka përjetuar pak ditë më parë një vajzë në Pire të Greqisë, kur është sulmuar nga tre burra që tentuan ta përdhunojë. Siç raportohet 23-vjeçarja e kishte njohur njërin prej tyre përmes Facebook-ut dhe ata kishin qenë në kontakt që në majin e kaluar.

Siç e ka përshkruar 23-vjeçarja autorët i janë afruar dhe duke ushtruar dhunë fizike, pa u vënë re, e kanë çuar te një makinë tip ‘Peugeot’ e parkuar me xhama të zinj dhe e kanë çuar në një plazh në zonën e Vasilikon në Salaminë.

Aty autorët e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë hedhur në tokë. Gjatë ngjarjes, njëri prej sulmuesve i ka hequr një çantë në të cilën kishte shumën prej 400 eurosh, celularin e saj, një palë vathë floriri, si dhe një medaljon floriri dhe më pas janë larguar./m.j

Read Entire Article