E rëndë në Dibër, digjet stalla e bagëtive me 4 lopë, viça, 55 dele dhe 20 koshere bletë

2 months ago 48

Një zjarr i rënë në orët e para të kësaj të hëne në një stallë bagëtish në fshatin Lashkizë të Zall Dardhës në Dibër në pronësi të shtetasve Petrit e Islam Poleshi ka shkaktuar dëm të madh.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 1 të mëngjesit ku ka përfshirë gjithë stallën.

Për shkak se kjo e fundit ka qenë e ndërtuar në masën më të madhe me lëndë druri, flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar gjithçka në pak minuta.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 4 lopë e 4 viça, 55 krerë dele, 20 koshere bletë që ndodheshin ngjitur me stallën dhe bazë ushqimore.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë i qëllimshëm./vizionplus.tv

Read Entire Article