E rëndë në Kosovë, e mitura mbetet shtatzënë pas përdhunimit! Arrestohet një person

4 months ago 37

Një ngjarje tronditëse është raportuar ditën e sotme nga mediat e Kosovës. Një vajzë e mitur është paraqitur një ditë më parë në polici.

Sipas mediave në Kosovë e mitura ka mbetur shtatzënë pas një përdhunimi. Lidhur me rastin është arrestuar një burrë si i dyshuar për aktin e dhunës seksuale.

“Është marr informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

“Meqë rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japim detaje, derisa ju njoftojmë se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, ka deklaruar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Read Entire Article