E rëndë në Maliq, i moshuari tenton të p*rdhunojë 9-vjeçaren në këndin e lojërave

3 weeks ago 23
Reklamë

Një 68-vjeçar i identifikuar si Pëllumb Lamce, nga fshati Sheqeras i bashkisë së Maliqit është arrestuar nga policia.

Arrestimi i tij është bërë për shkak të ngacmimit seksual që i ka bërë një 9-vjeçareje në një kënd lojërash në afërsi të shkollës 9-vjeçare të këtij fshati.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë një 20-vjeçare e cila ka qenë duke kaluar rastësisht në oborrin e shkollës dhe ka filmuar gjestet e turpshme që 68-vjeçari ka tentuar të kryejë me minorenen.

Sipas të njëjtit burim ka qenë 20-vjeçarja e cila ka parandaluar një ngjarje akoma dhe më të rëndë, pasi i moshuari ka tentuar të kryejë marrdhenie seksuale me të miturën.

Kanë qenë familjarët ata që kanë denoncuar rastin ndërkohë që policia e komisariatit të Maliqit ka bërë arrestimin e menjëhershëm të tij.

Vetëm gjatë muajit të fundit ky është rasti i 4 në juglindje të vendit për ngacmime seksuale, 3 prej të cilëve në komisariatin e Devollit./vizionplus.tv

Read Entire Article