E shkuara “e errët” e Elis Rroshkodolit, plagosi milionerin rumun në lokalin e tij, e ndoqi dhe e goditi me thikë pas shpine! Çfarë dëshmoi biznesmeni

2 months ago 33

Detaje të rea kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Viktima i identifikuar si Elis Rroshkodol (Shkoza aktualisht) ishte me precedent të mëparshëm kriminal.

Siç bëhet me dije, përveç grabitjeve me grupin e Shkodrës në Belgjikë, gjatë vitit 2014, kur edhe u arrestua për herë të pare, Rroshkodoli u përfshi në një tjetër ngjarje në 20 prill të vitit të kaluar.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjatë udhëtimit për në Rumani, ai  qëndroi për dy ditë në një hotel në Bukuresht, në zonën e Dorobanti dhe përndoqi shënjestrën e tij, biznesmenin milioner Jean Sassu, pronar i rrjetit të lokaleve po luksoze dhe tavernave të njohura si “Nuba”.

Në momentin gjatë mesditës, kur e pa që ishte i vetëm dhe pa tre truprojat e tij, e sulmoi nga pas shpine. Mediat rumune dhe policia publikuan edhe pamjet, teksa 35-vjeçari nga Shkodra i shkon nga pas biznesmenit gati bashkëmoshatar dhe e godet në shpinë me thikë.

Në atë kohë, policia teksa publikonte emrin e Elis Rroshkodolit dhe e shpallte në kërkim me vendim gjykate si të dyshuar, njoftoi edhe disa nga pistat e mundshme. Fakti që shqiptari kishte udhëtuar në Rumani dhe ndjekur shënjestrën, u dyshua për skenarin e një krimi të porositur me qëllim dhënien e një mesazhi paralajmërues mes grupeve, një hakmarrje apo një gjest i mundshëm frikësimi nga një rival biznesi.

Vetë i dëmtuari tha pas ngjarjes se nuk kishin pasur asnjë konflikt. Gjyqtarët rumunë lëshuan një urdhër arresti në mungesë për Elis Rroshkodol, 35-vjeçar, menjëherë pas identifikimit nga pamjet e kamerave. Autoritetet rumune thanë se autori e kishte paramenduar atentatin.

“Jam më mirë pas 4 ditësh në spital. Do të përpiqem të përshkruaj një rreth të dyshuarish, por për momentin nuk kam asnjë. Për momentin nuk e kuptoj, nuk kam armiq, shpresoj që jo. Ndoshta ishte mesazh, por s’e kuptoj, nuk kam konflikte. Kisha truproja të punësuar, por jo në ato momente”, dëshmoi biznesmeni.

“Ai erdhi në Bukuresht dy ditë para sulmit, qëndroi në një hotel në zonën veriore dhe përndoqi Jean Sasu gjatë gjithë kësaj kohe. Kur ka arritur momentin e ka goditur me thikë pas shpine. Më pas ai u zhduk. Ka përfituar nga vonesa e policisë, teksa pas dy orësh në kufi ka fluturuar drejt Turqisë. Edhe nëse sulmuesi nuk ndodhet më në vend, Jean Sasu ka frikë se mos kërcënohet sërish, ndaj ka marrë masa”, shkruanin mediat rumune pas ngjarjes. /vizionplus.tv

Read Entire Article