Një spikere e BBC u kap ‘mat’ duke përdorur celularin e saj për rreth një minutë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Spikerja 46-vjeçare Annita McVeigh u vendos në siklet kur kuptoi se kishte rënë heshtja gjatë transmetimit teksa ajo po merrej me celularin gjatë një problemi teknik. Pa e kuptuar heshtjen e çuditshme, Anitta po rrinte në celular dhe fliste me ekipin.
E gjitha zgjati rreth një minutë përpara se spikerja ta kuptonte se ishte në transmetim. Më pas ajo mori pozicionin e saj të përhershëm dhe vazhdoi me lajmet e ditës.
Skena e shkaktuar ngjalli reagimin e shikuesve që nisën të komentonin me nota humori në platformën X.
Annita McVeigh është nënë e dy fëmijëve. Ajo ka qenë spikere e BBC që prej vitit 2006 dhe u largua për një kohë të shkurtër në vitin 2023. Në shkurt, ajo u rikthye dhe u ngrit në detyrë si spikere kryesore./